AKTUALITET, 15 Tetor 2017, 10:54

Shijak, arrestohet i kërkuari nga drejtësia italiane

Shijak, arrestohet i kërkuari nga drejtësia italiane

Policia e Durrësit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit ka një urdhër-arresti nga drejtësia italiane. Në pranga ka përfunduar Riza Sheshi, 50 vjeç nga Shijaku, i cili akuzohet për “pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.

Ndaj tij, Gjykata e Xhenovës ka lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar, e tashmë pritet ndjekja e procedurave për ekstradimin e tij në Itali. Operacioni i policisë është bërë në kuadër të punimeve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.