AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 17:45

Shpërthen Bajerni, 5-0 në debutimin e Hejnkesit

Bajerni i Munihut shkatërroi 5-0 modestët e Frajburgut, me veteranin Hup Hejnkes që e filloi në mënyrën më të mirë debutimin e tij si trajner i gjigantëve gjermanë.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tetë të Bundesligës.

Goleada bavareze nisi me autogolin e Shusterit (8’), për të vazhuduar më pas me Komanin (42’), Tiago Alkantarën (63’), Levandovskin (75’) dhe mbyllur me Kimish në të 93’.  (d.f/Tpz.al)

[video width="662" height="374" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-14-at-18-25-24.mp4"][/video]

Ja dhe rezultatet e tjera të ditës së sotme në Bundesligën gjermane: