TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke dyshon se ishin dy shqiptarë ata që vranë avokatin e njohur Mihalis Zafeiropulos në zyrën e tij në Athinë ditën e enjte. Kështu shkruan gazeta “Kathimerini”.
Hetuesit e çështje ndërtuan edhe dinamikën e ngjarjes, duke raportuar që dy burrat hynë në ndërtesën e avokatit në rrugën “Asclepiou” në orën 7 të mbasdites pasi më parë kishin lënë një takim me Zafeiropulosin.
“Sipas ndihmësit të avokatit, dy burrat të moshës ishin midis 30 dhe 40 vjeç dhe folën një greqishte të mirë, pro me një theks të huaj që të çonte në idenë se mund të ishin shqiptarë”, - shkruan gazeta greke.
Fillimisht, katër burrat patën një bisedë në paradhomë, përpara se dyshja e të dyshuarve hyri në zyrën e Zaferispulosit. Sapo ishin vetëm më të, një nga ata e qëlloi në gjoks nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend.
Zyra e Zafeiropulosit nuk kishte kamera sigurie, ndërkohë që policia është e fokusuar në gjurmët dhe pamjet nga kamerat e dyqaneve aty pranë për të identifikuar vrasësit. (d.f/Tpz.al)