TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ideja e qeverisë për të futur biznesin e vogël në sistemin e TVSH ka marrë goditjen e parë ligjore.
Në një lajm të transmetuar këtë të shtunë nga TCH thuhet se Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për padinë e Dhomës së Avokatëve të cilët kundërshtonin futjen e tyre në skemën e TVSH-së. Gjykata u dha te drejte avokateve. Ata thonë se vendimi mund të shfrytëzohet edhe nga profesionistët e tjerë të lirë.
Aty citohet avokati Jordan Daci sipas të cilit “Përtej faktit që Gjykata e Lartë është shprehur vetëm për avokatët edhe profesionet e tjera të lira që ndodhen në të njëjtën situatë, praktikisht nëse do ti drejtoheshin gjykatës do ta kenë fituar, sepse vendimi unifikues ka vlerë detyrues për të gjitha gjykatat e tjera, sepse pavarësisht se gjykata u vu në lëvizje nga avokatët ajo ka shqyrtuar çështjen ligjore të vendimit të Këshillit të Ministrave”.
Daci thotë se qeveria duhet të ketë parasysh këtë vendim gjykate kur të përgatisë paketën e re fiskale, në rast të kundërt, është rruga e hapur për të goditur qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.