TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gaboi në golin e Dagllas Kostës, por Strakosha e korrigjoi me pritjen e penalltisë duke qenë ai heroi i ndeshjes që i dha tri pikë të çmuara Lacios në atë fitore fantastike 2-1 ndaj Juventusit në Torino.
Bashkë me Çiro Imobilen, autorin e një dopjete të mrekullueshme, ishin dy super protagonistët e supersfidës.
Ja dhe kronika e pritjes së penalltisë nga ana e Strakoshës
94’ - Ndërhyrje gabuar e Patrisit në zonë në dëm të Bernardeskit. Gjyqtari ka nevojë për ndërhyrjen e sistemit Var, rishikimit të skenës me anë videos.
96’ - Arbitri jep penallti në favor të Juventusit. Dibala afrohet te pika e bardhë.
97’ - I PABESUESHMI STRAKOSHA! E PABESUESHMEEEEE! Portieri shqiptar pret penalltinë e gjuajtur nga Dibala dhe ruan avantazhin. Lacio fiton në Torino!
97’ – Mbaron këtu! Çfarë ndeshje! Lacio fiton kundër Juventusit në Torino. Bardhekaltërit festojnë, këto tri pikë vlejnë shumë.
[video width="638" height="356" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-14-at-20-20-30.mp4"][/video]
https://youtu.be/uC7obC6-PlA