AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 23:59

Alegri: Dibala ka probleme vetëm kur gjendet përballë portierëve shqiptarë (VIDEO)

“Dibala ka probleme vetëm kur gjendet përballë portierëve shqiptarë”.

Kjo është ajo që thotë me shaka trajneri i Juventusit, Masimilano Alegri, në përfundim të ndeshjes së humbur me Lacion (1-2).

Ylli argjentinas Paolo Dibala gjuajti penalltinë në minutën e fundit të ndeshjes, por Thomas Strakosha ia kuptoi krahun dhe e grushtoi atë, duke i dhënë fitoren e ekipit të tij.

https://youtu.be/rZFYXctvFP8

I pyetur nga gazetarët nëse, Dibala kishte probleme me penalltitë, Allegri u përgjigj duke qeshur: “Dibala ka probleme vetëm kur gjendet përballë portierëve shqiptarë. Ka gabuar përballë të dyve, që sipas meje janë portierë shumë të zotë”.

 

Në fakt, kjo ishte penalltia e dytë rresht që, Dibala humbiste rresht dhe të dyja përballë dy portierëve shqiptarë.

Të parën e humbi kundër Atalantës, kur Etrit Berisha i kuptoi krahun dhe e priti atë me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2.