AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 21:32

Strakosha: Ja pse ia prita penalltinë Dibalës, babai më kishte këshilluar...

Strakosha: Ja pse ia prita penalltinë Dibalës, babai më kishte

Paraqitje e mrekullueshmë në tokën “bardhezi”. Ndeshje perfekte për djemtë e Inzagit që thyen tabunë në “Allianz Stadium”.

Në mikrofonin e “Lazio Styl Radio” flet edhe një nga protagonistët absolutë të fitores ndaj Juventusit, Thomas Strakosha.

Çfarë kam bërë? Nuk e bëra vetëm unë. E bëri skuadra, grupi, stafi, tifozët. Ishte një fitoere grupi, jo e një njeriu

Çfarë mendova para një penalltie? Mendova se barazimi nuk do të ishte i drejtë, pasi kishim dhënë gjithçka në fushë. Unë dhashë timen dhe Zoti më ndihmoi.

Si (trajneri i portierëve) Grixhoni ashtu dhe babai im (Foto) më ka këshilluar të hidhem nga e djathta. E kishim studiuar Dibalën dhe e dija nga do ta gjuante. Dhe kështu prita një penallti, më në fund!

Na shërbente edhe neve pak fat, pas çështjes se pozicionit jashtëloje.

Cana? Është një njeri i madh, përveçse një lojtar i madh. Jep gjithmonë këshilla në fushë”, - tha Strakosha për radion italiane. (d.f/Tpz.al)