TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i LSI, Luan Rama postoi një fotografi me presidentin rus, Vladimir Putin. Takimi është bërë sesionin e 137-të në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar.
“Shën Petërsburg: me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar”, – shkruan Luan Rama pas takimit.
Por, çfarë tha Vladimir Putin në Asamblenë së Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar?
“Në të gjithë botën, parlamentet shprehin vullnetin e popujve të tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e modeleve të zhvillimit kombëtar, dhe natyrisht, në gjetjen e përgjigjeve adekuate për sfidat bashkëkohore dhe kërcënimet që janë të përbashkëta për të gjithë ne. Ata janë përgjegjës ndaj erozionit të sistemit të së drejtës ndërkombëtare dhe kulturës së dialogut ndërshtetëror, fatkeqësisht, kjo është një praktikë e zakonshme sot", citohet presidenti rus nga agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi poshtë zërat se ai mund të ishte takuar me përfaqësues të Koresë së Veriut.
