AKTUALITET, 15 Tetor 2017, 11:13

Përdhunoi të miturën, pranga 55 vjeçarit

Përdhunoi të miturën, pranga 55 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan, të krahinës së Mokrës në Pogradec, ku një 55 vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur, vetëm 15 vjeçe. Denoncimi është bërë nga vetë e mitura, e cila ka mbetur edhe shtatzënë, pas aktit seksual me dhunë. Policia ka arrestuar menjëherë 55 vjeçarin Ligor B., me akuzën për përdhunim të miturish.

15 vjeçarja tregoi në polici se ngjarja kishte ndodhur në muajin mars dhe se e kishte mbajtur të fshehtë për 7 muaj, sepse kishte frikë të tregojë. Ajo tha se 55 vjeçari e provokonte dhe e ngacmonte vazhdimisht, kur e shikonte në rrugë, ndërsa fillimisht ua tregoi ngjarjen prindërve të saj.