TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë sezonal në Primera Division, por që ishte përcaktuesi i fitores 2-1 të Realit të Madridit në transfertën e Getafes.
Karim Benzema realizoi në minutën e 39-të për rekordmenët e Spanjës, por Molina barazoi në të 56’.
Trajneri Zinedin Zidan e orientoi tërësisht skuadrën nga sulmi, dhe në një prej tyre, Kristiano Ronaldo gjeti edhe golin në minutën e 85-të.
Interesant është fakti se, një tifoz i portugezit çau kordonin e sigurisë e takoi për disa çaste Ronalon duke i thënë disa fjalë yllit të Realit, ndërkohë që ndërhynë rojet duke e larguar Ronaldon me një eskortë rojesh.
Në mesditë, Atletiko Madrid mposhti 1-0 Seviljen.
Real Madrid u ngjit në vendin e dytë më 17 pikë, katër më pak se Barcelona që kryeson tabelën, por ka një ndeshje më pak. (d.f/Tpz.al)