AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 19:07

Tërmet shtatë ballësh i Sitit, Çelsi zhytet në krizë

Mançester Siti është ende i pathyer dhe tashmë është i vetëm në krye të Premier Ligës pas një fitoreje sensacionale 7-2 ndaj Stok Sitit. Formacioni i Pep Guardiolës kryesoi me tre gola qysh në 30 minutat e para teksa Gabriel Jesus, Raheem Sterling dhe David Silva finalizuan me sukses aksionet e ekipit. Stol Siti ngushtoi diferencën me dy gola të realizuar në tri minuta, m e Diouf dhe Uokër, por Kevin De Bruyne prodhoi dy pasime klinike për të asistuar në golat e Jesus dhe Leroj Sene, ndërkohë që Fernandinjo shënoi një gol nga distanca dhe Bernardo Silva kompletoi llogarinë në 7-2. Mançester Siti ka shënuar +5 gola në tri ndeshjet e fundit rresht në shtëpi, ndërsa la në vendin e dytë rivalin e qytetit, Mançester Junaitid. Në ndeshjet e sotme, Çelsi pësoi një humbje të hidhur 2-1 me Kristal Pallas. (d.f/Tpz.al)

Ja dhe rezultatet e ditës së sotme.