AKTUALITET, 15 Tetor 2017, 10:36

Nis maratona e Tiranës, emrat e njohur që marrin pjesë

Nis maratona e Tiranës, emrat e njohur që marrin pjesë

Ka startuar maratona e Tiranës, eventi io kthyer në traditë tashmë, në të cilin po marrin pjesë rreth 2500 vrapues, shqiptarë, por edhe nga shtete të tjera të botës. Maratona është e ndarë në tre kategori, teksa në kategorinë 10 km, po merr pjesë edhe vetë kreu i bashkisë, Veliaj, por edhe futbollisti korçar Kristi Vangjeli dhe Atletja Klodiana Shala, ndërsa atletja tjetër, Luiza Gega, po merr pjesë në garën 21 km.

Në fjalën para nisjes, Veliaj vlerësoi maratonën, si një event mjaft i rëndësishëm për promovimin e kryeqytetit në botë dhe falënderoi të gjithë strukturat që janë marrë me organizimin e saj, duke filluar nga policia, grupi i vullnetarëve, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, etj. Tre kategoritë e maratonës, janë ‘We too’, kategoria për njerëzit me aftësi ndryshe, kategoria 21 km, ose gjysmë-maratone dhe kategoria ‘Tirana 10km’.