AKTUALITET, 15 Tetor 2017, 09:57

Arrsetohet një çift shqiptar në Greqi

Arrsetohet një çift shqiptar në Greqi

Një çift shqiptarësh, nga 22 vjeç, u arrestuan prej antidrogës së Artës në vendin e quajtur “Shën Dhimitri”, në aksin që lidh Janinën me Athinën, pasi me automjetin e tyre po transportonin 32 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas policisë greke, çifti i shqiptarëve po lëvizte në drejtim të Athinës, në kohën që ndalua prej policisë, e cila kishte informacion në rrugë operative, për trafikimin e narkotikëve.

Prej verifikimit rezultoi se lënda narkotike ishte vendosur në 38 pako, të fshehura në tapicerinë e makinës. Çifti i trafikantëve iu tha agjentëve se e morën automjetin të ngarkuar në zonën e Janinës, prej një shtetasje greke, që ishte dhe pronarja e automjetit, e cila është identifikuar dhe shpallur në kërkim prej policisë.