TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendet e vdekur në brigjet e Korfuzit turistja zvicerane, e cila kishte marrë një varkë kanotazhi në Porto Palermo të Shqipërisë.
Është portali grek, Corfupress.com, ai që e bën të ditur lajmin,
Dy turistë zviceranë kishin marrë me qira dy varka kanotazhi në Port Palermo, por rrymat detare i çuan në kufijtë e ujërave ndërkombëtarë drejt Korfuzit.
Pronari shqiptar lajmëroi policinë, të cilët nga ana e tyre ua bënë të ditur atyre grekë me këta të fundit që kërkuan gjatë natës përgjatë bregut verior të ishullit të Korfuzit.
Turistët u gjetën sot në distancë me njëri-tjetrin, por ndërsa burri u gjet i gjallë dhe u transportua me një anije të Autoritetit Portual të Korfuzit në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, sipas portalit grek, gruaja e gjet pa ndjenja dhe e vdekur. (d.f/Tpz.al)