TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spiuni i famshëm gjerman, Verner Maus, u gjet fajtor për evazion fiskal të enjten, pasi ai dështoi të ofronte një dëshmitar kyç: një agjent të Mosadit. Agjenti, i cili në të gjitha diskutimet ligjore rreth tij njihej si “Z. Adam”, ishte supozuar se do të ishte i aftë të dëshmonte se, llogaria “offshore” e Mausit ishte për të mbuluar punën e tij për agjenci të ndryshme spiunazhi, përfshirë Mosadin, që gjithashtu kishte depozituar para në llogarinë e tij.
Verner Maus njihet si "Xhejms Bondi" gjerman, për misionet e tij sekrete gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë. Ai kishte punuar për më shumë se 40 vjet duke asgjesuar më shumë se 100 kriminelë dhe arrestuar më shumë se 2000 persona. Sipas, gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ai kishte përdorur 100 identitete të ndryshme.
Ai konsiderohet si një nga figurat më misterioze të pas-luftës në Gjermani. Verner Maus ishte përdorur nga vende, kompani dhe individë si agjent privat. Ai thirrej në ambientet e agjencive sekrete si “Instituti M”. Maus kishte hapur një llogari “offshore”, ku palët e treta çonin paratë për të mbuluar misionet e tij.
Në llogarinë e tij kishte 50 milionë euro, që edhe çoi në një proces gjyqësor njëvjeçar, pasi emri i tij u ekspozua në “Panama Papers” dhe në të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung”.
Në muajin gusht, portali gjerman i lajmeve “Ruhr Nachrichten” raportoi se në agjent i Mosadit, i cili ishte i përfshirë në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Izraelit, ishte shfaqur në gjykatë dhe kishte verifikuar se pretendimet e Mausit që para e tij në llogarinë “offshore” ishin të lidhura me një punë “top-secret”.
Gjithsesi, izraeliti nuk pranoi të paraqitej pranë gjykatës gjermane, pasi ai nuk donte të thyente protokollin e sigurisë së Mosadit. Ai ofroi, në fakt, për të plotësuar një “affidavit” (deklaratë të konfirmuar me shkrim), por që më përpara do të dërgohej në Izrael dhe do të aprovohej nga departamenti i tij, përpara se ai t'u përgjigjej pyetjeve.
Gjykata gjermane e hodhi poshtë ofertën, nisur edhe nga fakti se nuk kishte asnjë mënyrë se kush do të vërtetonte asaj, se kush e kishte ofruar këtë informacion.
Seksioni i lajmeve anglisht i operuar nga “Deutche Welle”, DW News, raportoi se Maus ishte dënuar me dy vjet pezullim për mbajtjen e llogarive midis viteve 2000 dhe 2011 dhe ishte instruktuar të dhuronte 200 mijë euro për bamirësi.
Gjyqtari Markus van den Hovel tha se ai e kishte në mendjen “punën e bukur që kishte bërë gjatë jetës së tij” kur ai dha vendimin për Mausin.
Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari Maus e nisi karrierën e tij në sigurim dhe spiunazh, kur ai hapi një agjenci private investigimi kur ai ishte 20 vjeç. Ai pretendon se ka qenë i përfshirë në një numër misionesh top-sekret, nga parandalimi i vrasjes së Papës nga mafia, luftimin e ISIS-it, madje edhe kërkimin e thesareve të humbura të Gjermanisë nga Katedralja e Këlnit.
Marrë nga “Jerusalem Post” dhe “Business Insider”
Përgatiti për TPZ.AL/dash.frash./