TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi i një dite më parë, se një pedagog shqiptar u arrestua nga policia malajzeze për lidhje me terrorizmin, konfirmohet nga policia e shtetit.
Këtë të diel ka reaguar policia shqiptare, duke konfirmuar lajmin se njëri ndër 8 të arrestuarit nën dyshimet e terrorizmit, në fakt është një shqiptar, me inicialet Z.K, 35 vjeç.
Ditën e djeshme mediat lokale në Kuala Lumpur njoftonin se shqiptari ishte drejtuesi i grupit i cili kishte për detyrë kryesore që të mbante lidhjet me Shtetin Islamik, por edhe të bënte rekrutime të reja për organizatën terroriste Al Kaeda. Shqiptari është pjesë e një grupi të njohur terrorist në Malajzi, i njohur si Abu Sayyaf.
Për më tepër, detajet e policisë së shtetit:
Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit po punojnë intensivisht për rastin në fjalë, si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkëmbyer të dhëna.
TPZ.al