AKTUALITET, 8 Tetor 2017, 20:12

Arabia Saudite e dha lejen, s'vonojnë femrat e para në timon

Arabia Saudite e dha lejen, s'vonojnë femrat e para në timon

Pa kaluar tri ditë nga kur mbreti Salman në Afganistan, lejoi gratë për të drejtuar makinën. Faisal BaGugaish nuk e bëri të gjatë: e dërgoi menjëherë bashkëshorten, në parkimin e një qendre tregtare për t’i mësuar timonin.

Kjo për arsye, se, kjo gjë ende vijon të jetë e ndaluar në rrugët kryesore të vendit.

Pas kësaj, bashkëshortët të buzëqeshur, publikuan një foto “selfie” në rrjetin social “Tëitter”. Gjesti në fakt, ngjalli polemika mes sauditëve konservatorë. “Turp të keni”,-  ishte sulmi më i rëndë që morën mes reagimeve të shumta.

“Cicërima” e këtij skandali kishte këtë përmbajtje: Sapo nisa t’i mësoj gruas për të drejtuar makinën në një parkim, në mënyrë të sigurtë dhe ligjore, në pritje që ligji të hyjë në fuqi”, - shkroi në llogarinë e tij analisti i një shoqërie nafte dhe gazi në Dhahran, në lindje të Arabisë Saudite.

Ky postim u ripublikua mijëra herë, por reagimi ishte i imagjinueshëm. I dhimbshëm, madje, pasi demonstroi edhe njëherë sesa kontroverse është çështja në fjalë, për të cilën sovrani vijon të këmbëngulë se është e ndaluar për femrat të marrin timonin nën kontroll, një rast unik në të gjithë botën dhe që i ka rrënjët dekada më parë.

Dikush ka provuar edhe ta miratojë këtë veprim të “përjetësuar” në një foto “Tëitter”-i, por shumica e atyre që reaguan vërshuan me një “lumë” kritikash: Turp të kini!

Përgatiti: TPZ.al