AKTUALITET, 8 Tetor 2017, 19:54

Shtyhen studimet e thelluara profesionale a shkencore

Shtyhen studimet e thelluara profesionale a shkencore

Pas fakultetit Ekonomik edhe ai i Mjekësisë, Universiteti Politeknik dhe të tjera universitete private kanë lajmëruar shtyrjen e afatit për aplikimin e ciklit të dytë të studimeve, atë të masterit profesional e shkencor.

Në kuadër të autonomisë universitare, liri veprimi që ia njeh ligji i arsimit të lartë, universitetet i kanë dhënë studentëve më shumë kohë në dispozicion edhe për transferimet e këtij cikli. Sipas drejtuesve të fakulteteteve, kjo shtyrje vlen vetëm për studimet e nivelit master brenda të njëjtit program studimi ose në një program të ngjashëm.

Të drejtën për të riaplikuar në përputhje me mesataren dhe rezultatet e vitit të parë të studimit e kanë edhe studentët e rretheve, të cilët për arsye të ndryshme duan t’i ndjekin studimet në Tiranë.

Me kërkesën e dekanateve, senatet kanë miratuar shtyrjen e aplikimeve për ciklin e dytë të studimeve pa afat, deri në plotësimin e kuotave. Me hyrjen në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, universitetet i kanë përcaktuar vetë kuotat e pranimeve.

Formula që kanë zgjedhur është jo më kuota fikse, por kuota që përcaktohen sipas vendeve që lirohen nga studentët. Sipas të dhënave, fakulteti Ekonomik parashikon përmbushjen e 250 kuotave, nisur nga aplikimet për çregjistrim nga studentët. Universiteti Politeknik 150, ai i Mjekësisw 80, 70 I Drejtësisw dhe 100 i Shkencave Sociale 100.

 

 

TPZ.al