SPORT, 3 Tetor 2017, 17:07

Veseli nuk ka frikë: Nuk e mendoj humbjen me Spanjën

Veseli nuk ka frikë: Nuk e mendoj humbjen me Spanjën

Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli, nuk është nga ata që dorëzohen, pavarësisht se përballë do të ketë dy kampione Bote: Spanjën (6 tetor) dhe Italinë (9 tetor).

Ne do të provojmë të fitojmë është e vështirë por ne do të japim  maksimumin. Nuk shkojmë me idenë se do të humbasim. Të dy ndeshjet janë të bukura, nuk ka ndryshim nëse është Spanja apo Italia, duhet të bëjmë më të mirën tonë. Jam shumë optimist. Nuk dua të mendoj për humbjen”, tha mbrojtësi i Empolit në Serinë B gjatë konferencës për shtyp.

Shqipëria humbi 2-0 ndeshjen e parë të luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kur në bankinë ishte Xhani De Biazi, ndërkohë që në sfidën e Alikantes në stol do të jetë Kristian Panuçi.

Ndaj Spanjës golat erdhën për shkak të disa gabimeve tona. më shumë presion ka Spanja se sa ne. Sigurisht që do te jemi një skuadër ndryshe kemi një trajner të ri. Ai na kërkon disa gjëra ndryshe nga De Biazi.”

24-vjeçari Fredetir Veseli është aktivizuar në 8 ndeshje deri tani – 3 zyrtare dhe 5 miqësore, ku spikat ajo kundër Francës në finalet e Euro 2016.

Edhe pse u grumbullua nga Panuçi në dy ndeshjet e fundit, ai nuk luajti ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Mungesa e zëvendëskapitenit  Mërgim Mavraj mund t’i krijojë një shans aktivizimi Frederik Veselit, që tashmë është një titullar tek Empoli.

“Trajneri vendos. Unë jam gati për Kombëtaren, se kush luan është detyra e trajnerit. Nëse ka nevojë për mua unë jam në dispozicion të skuadrës”, tha Veseli. /TPZ.AL/