SPORT, 2 Tetor 2017, 19:07

Partizanin e ndalin shtyllat, Juliano bën gati fjalimin e dorëheqjes

Partizanin e ndalin shtyllat, Juliano bën gati fjalimin e dorëheqjes

Një shtyllë pingule e Sukajt (88’) dhe një tjetër horizontale e Atandës (90’) nuk i mjaftuan Partizanit për të gjetur fitoren e parë në katër javët e para të Kategorisë Superiore.

Ajo që e bën më tragjike situatën e 15-herë kampionëve dhe veçanërisht trajnerit italian Mark Juliano ka të bëjë më faktin se të Kuqtë, edhe pse zhvilluan një merkato të bujshme – tashmë rezultojnë vetëm etiketime mediatike – është se në këto 360 minuta nuk është asnjë gol.

Me dy barazim dhe dy humbje dhe dy pikë të grumbulluara nga 12 të mundshmet, Partizani jo vetëm që renditet në vendin e fundit (me po aq pikë sa Lushnja), por tani askush nuk e beson më se kjo është skuadra që jo vetëm nuk mund ta fitojë dot titullin, por nuk mund të kapë as Europën. /Dash Frashëri, TPZ.AL/