SPORT, 1 Tetor 2017, 22:41

Reali dhe Isko, një fitore për Spanjën e bashkuar

Reali dhe Isko, një fitore për Spanjën e bashkuar

Real Madrid mposhti 2-0 Espanjolin në një “Santiago Bernabeu” të mbushur me flamurë spanjollë, në contrast me “Kamp Nou”, në të cilin ndeshja Barcelona-Las Palmas (3-0) u luajt pa shikues, për shkak të manifestimeve të mundshme të katalanasve me rastin e referendumit për shkëputje nga Spanja.

Në minuën e 29-të, Kristiano Ronaldo bëri gjithçka mirë, pasoi për Iskon, i cili i vetëm përballë Pau Lopezit, nuk e pati të vështirë për ta mposhtur.

Ishte po Isko, ai që dyfishoi shifrat në minutën e 71-të, por kësaj radhe asisti erdhi nga Marko Asensios.

Me këtë fitore, Reali e ruajti diferencën prej minus 7 pikësh nga Barcelona kryesuese (7 fitore në 7 ndeshje).