SPORT, 1 Tetor 2017, 17:06

Dëmtimi i Moratës, ylli spanjoll humbet sfidën ndaj Shqipërisë

Dëmtimi i Moratës, ylli spanjoll humbet sfidën ndaj

Alvaro Morata u dëmtua dje në super sfidën mes Chelsea-t dhe Manchester City-it, dhe me shumë mundësi do të humbasë dy ndeshjet me Spanjën, përfshirë edhe duelin ndaj kombëtares sonë.

Në minutën e 34-t të ndeshjes, sulmuesi spanjoll i “Bluve të Londrës” kërkoi zëvendësim pasi ndjeu dhimbje në kofshën e majtë.

Morata ishte grumbulluar nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, për ndeshjet ndaj Shqipërisë (6 tetor) dhe Izraelit (9 tetor). Rezultatet e vizitave mjekësore do të vendosin për shkallën e dëmtimit, teksa me shumë mundësi ai do të qëndrojë disa ditë jashtë fushave të lojës.

Sergio Leon, Gerard Moreno, Mariano dhe Suso janë emrat që mund ta zëvendësojnë./TPZ.AL/