SPORT, 3 Tetor 2017, 10:52

Thirrjet naziste, FIFA gjobit Gjermaninë dhe Iranin

Thirrjet naziste, FIFA gjobit Gjermaninë dhe Iranin

Gjykata e qeverisë së futbollit botëror, FIFA, i vendosi një gjobë prej 32 mijë franga zvicerane (33,000 USD) Federatës Gjermane të Futbollit pasi tifozët gjermanë përdorën thirrje dhe përshëndetje naziste disa javë më parë gjatë ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Çekisë.

Tifozët gjermanë u dënuan gjithashtu për “sjellje të papranueshme”, të cilat përfshijnë futjen në fushë, ndeshjen e pishtarëve në tribuna dhe hedhjen e sloganeve raciste ndaj një futbollisti gjerman. Federata gjermane bëri të ditur se do të hapë një investigim për të parandaluar ata tifozë problematikë në ndeshjet e ardhshme.

FIFA gjobiti gjithashtu Iranin me 45 mijë franga zvicerane (46,000 USD), pasi Federata iraniane kishte mbajtur një “ceremoni fetare” përpara ndeshjes me Sirinë për kualifikueset e Botërorit.