SPORT, 2 Tetor 2017, 22:00

Statistikat/Milinkoviç dhe Fernandez, më mirë se Juliano

Statistikat/Milinkoviç dhe Fernandez, më mirë se Juliano
Mark Juliano mund të ketë karrierë më të mirë si lojtar (Juventus dhe katër tituj kampion, nuk janë pak), por dy trajnerët e tjerë që militojnë këtë sezon në Kategorinë Superiore: serbi Mlladen Milinkoviç te Kukësi dhe uruguaiani Daniel Fernandez te Luftëtari kanë rezultate më të mira në këto katër javë të para. Ajo që e bën më tragjike gjendjen e Partizanit është fakti se ka marrë vetëm dy pikë nga nëntë të mundshmet në shtëpi./Dash Frashëri, TPZ.AL/ Në të gjithë treguesit dy trajnerët e tjerë janë më mirë.  

PIKËT

Kështu, nëse Juliano ka grumbulluar vetëm dy pikë nga 12 të mundshmet, Milinkoviç ka marrë 7 dhe Fernandez, 4.

FITORET

Asnjë fitore për italianin e Partizanit, 2 për serbin e Kukësit dhe 1 për uruguaianin e Luftëtarit.

SULMI

Asnjë gol për Partizanin, 5 për Kukësin, 2 për Luftëtarin.

MBROJTJA

Partizani ka pësuar 4 gola, Kukësi 2 dhe Luftëtari 2.

RENDITJA

Kukësi në vendin e 3-të, Luftëtari në vendin e 6-të dhe Partizani në vendin e fundit, .  

REZULTATET

PARTIZANI – JULIANO (Italian)

Partizani-Laçi 0-0

Partizani-Kukësi 0-0

Skënderbeu-Partizani 2-0

Partizani-Lushnja 0-0

Totali: 0F-2B-2H, 2 pikë

KUKËSI – MILINKOVIC (Serb)

Kukësi-Kamza 1-0

Partizani-Kukësi 0-0

Kukësi-Laçi 3-0

Kukësi-Skënderbeu 1-2

Totali: 2F-1B-1H, 7 pikë

LUFTËTARI – FERNANDEZ (Uruguaian)

Teuta-Luftëtari 2-1

Laçi-Luftëtari 0-1

Luftëtari-Vllaznia 0-0

Flamurtari-Luftëtari 0-0

Totali: 1F-2B-1H, 4 pikë