SPORT, 1 Tetor 2017, 17:07

Interi fitore me vuajtje edhe me Beneventon, Lazio luan "tenis" me Sasuolon

Interi fitore me vuajtje edhe me Beneventon, Lazio luan "tenis" me

Interi vazhdon të tregohet cinik në kampionatin italian, edhe ndaj skuadrave shumë inferiore si Benevento. Skuadra zikaltër ka fituar me shumë vështirësi 1-2 në transfertë, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 19 pikë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Brozovic, i cili shënoi dy gola në pjesën e parë. Fillimisht shënon me kokë në minutën e 19-të, dhe 3 minuta më pas realizon një super gol në një goditje dënimi.

Në fundin e pjesës së parë D’Alesaandro shkurton shifrat, ndërkohë që në 45 minutat e fraksionit të dytë vendasit luajtën më mirë, por pa mundur që të shënojnë golin e barazimit. Kjo është humbja e 7-të radhazi, në 7 ndeshjet e para.

Memushaj luajti për 66 minuta, ndërkohë që Gjimshiti ishte në fushë për 90 minuta. Në sfidat e tjera spikat fitorja tenistike e Lazios së Strakoshës 6-1 ndaj Sassuolos, ndërkohë që Crotone e Ajetit barazoi 1-1 me Spal-in./TPZ.AL/