TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja e fundit e Kombëtares kuqezi në këto Eliminatore të Botërorit “Rusi 2018” do të jetë ajo ndaj Italisë që do të zhvillohet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Kjo sfidë do të luhet më datë 9 tetor në orën 20:45.
FIFA ka caktuar gjyqtarin kryesor që do të arbitrojë këtë përballje.
Do të jetë Svein Oddvar Moen, 38-vjeçari nga Norvegjia.
Meon e ka nisur karrierën si gjyqtar futbolli në vitin 1995, ndërsa debutimin në kampionatin elitar të Norvegjisë e ka bërë në vitin 2003.
Stemën e FIFA-s e ka marrë në vitin 2005.
38-vjeçari nga Norvegjia u përzgjodh si gjyqtar në finalet e Kampionatit Botëror për U-17 që u zhvillua në Meksikë në korrik të 2011-ës.
Moen gjithashtu ka gjykuar edhe sfidat e Champions League, atë në çerekfinale mes Bayern Munchen dhe Marseille në 2012, sërish mes Bayern Munchen dhe Arsenal në 19 shkurt 2013 në “Emirates Stadium”, çerekfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Galatasaray-t më 3 prill 2013 në “Santiago Bernabeu”.
Më 7 qershor 2013, Moen mbahet mend edhe për kartonin e kuq që i akordoi Mario Balloteli-t në takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”, në takimin mes Çekisë dhe Italisë.
Moen ka gjykuar në 103 ndeshje ndërkombëtare, ku ka akorduar 364 kartonë të verdhë, me një mesatare prej 3.5 kartonë për ndeshje dhe gjithashtu ka nxjerrë 17 herë kartonin e kuq