TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, zbuloi gjatë një interviste për FIFA.com se, ishte legjenda e trajningut italian dhe botëror, Fabio Kapelo, ai që e ishte këshilluar të bëhej trajner.
Fabio Kapelo është mentori më i madh i Panuçit. Kristian e ndoqi atë nga Milani te Reali i Madrdit, dhe Kapelo ia ktheu nderin duke e marrë atë si ndihmësin e tij, kur italiani i njohur mori drejtimin e Kombëtares së Rusisë në Botërorin e Brazilit (2014).
"Është ai që më tha të bëhesha trajner. Ai më mori me vete në Rusi Ishte një eksperiencë shumë e bukur, dhe pas kësaj unë mendova se mund ta bëja diçka të tillë. Nga Kapelo mësova shumë gjëra, por ato qëndrojnë sekreti im. Ne të gjithë e njohim mënyrën e tij të punës dhe se si i vendos ai ekipin në fushë“, tha Panuçi për faqen zyrtare të FIFA.s.
Kristian Panuçi, italiani i tretë në stolin kuqezi pas Xhuzepe Dosenës dhe Xhani De Biazit, i vlerësoi si ndeshje prestigji dy sfidat e fundit të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”: ato me Spanjën (6 tetor në Alikante) dhe Italinë (9 tetor në Shkodër). Shqipëria ndodhet në vendin e tretë dhe praktikisht nuk asnjë shans kualifikimi.
“Janë dy ndeshje shumë prestigjioze për lojtarët tanë, dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur, pasi sporti është si jeta. Në futboll, askush nuk mund ta dijë se çfarë mund të ndodhë. Nuk e di nëse lojtarët e mi do të kënaqeshin me një pikë nga këto dy ndeshje, por unë nuk do të doja të mos humbisja asnjë”, - thotë ai me shaka.
Panuçi e njeh mirë Spanjën, pasi ka veshur fanellën e Realit të Madridit, madje ka fituar Ligën e Kampioneve me “mbretërorët” në vitin 1998, ashtu siç e ka fituar trofeun e rëndësishëm me Milanin në vitin 1994.
“Është një ndeshje speciale për mua. Spanja është për mua atdheu i dytë. Unë kaloj atje çdo vit shumë kohë, kam shumë miq dhe kam kalur një etapë të rëndësishme të karrierës sime, për të cilën mendoj gjithmonë me kënaqësi. Unë jetoj në Itali dhe kam luajtur shumë ndeshje me ekipin Kombëtar”.
Panuçi ka luajtur 57 ndeshje me Kombëtaren e Italisë dhe ka marrë pjesë me “axurrët” në Botërorin e vitit 2002.
Ai ka zhvilluar deri tani dy ndeshje me Shqipërinë: fitoi 2-0 kundër Lihtenshtajnit dhe barazoi 1-1 në Maqedoni. /Tpz.al/