SPORT, 2 Tetor 2017, 21:25

Tifozët e Partizanit shpërthejnë në Facebook: Të largohet dështaku Juliano!

Barazimi pa gola me Lushjën në javën e katërt ka sjellë reagimin e ashpër të tifozëve të kuq, të cilët kanë shprehur zëmërimin e tyre në faqen zyrtrare të klubit.

Zoti Juliano kjo ishte kthesa jote, për mendimin tim dhe ma do mendja të gjithë tifozat e Partizanit janë në këtë mendje që ti të largohesh një sahat e me pare seose ky ishte takimi i deshtimit jane bere blerje pa fare kriteri Lushnja e Artan Banos pa as një lojtar nga jasht për pak sa nuk na ndëshkoi, ky është një turp qe bie mbi supet e presidentit, atij Moxhit dhe mbi tya Juliano deshtaku!”, shkruan tifozi Agron Salliu.

Edhe Toni Golemi është treguar i ashpër: “Ka blerë 13 lojtarë dhe nuk i grumbullon as në 18 ky tranjer. S’di te formoj 11 bardhi sulmues kryesor ndera sukaj në stol".

Albjon Lami: “Per mendimin tim esht faji i tranjerit, i zgjedhjeve qe ben per 11. Sado e keqe te jete fushata e blerjeve esht tranjeri ai qe duhet te motivoi skuadren e te ver idete e tije ne zbatim. Esht ai qe duhet ti sheshoi konfliktet dhe jo ti krijoi ato”. /Dash Frashëri, TPZ.AL/