TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayerni Munchen është në kërkim të një trajneri pas largimit të Carlo Ancelottit. Rekordmenët e Gjermanisë sipas WAZ (Westphalian General Time), së fundmi kanë në listë edhe një emër shumë të njohur në ambientin bavarez dhe atë evropian.
Po flasim për Louis van Gaal, i cili mund të marrë sërish drejtimin e skuadrës. 66-vjeçari ka qenë i pranishëm në stadium në ndeshjen ndaj PSG në Champions League.
Ai ka stërvitur ekipin gjerman nga viti 2009-2011, duke fituar Kupën dhe Kampionatin në vitin e parë dhe duke arritur finalen e Champions League në të dytën, por u mund nga Interi 0-2.
Marrëdhëniet e tij me Uli Hoeness nuk janë aq të mira, por në këtë rast mund të gjendët gjuha e përbashkët në të mirë të Bayernit./TPZ.AL/