TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu triumfoi ndaj Kukësit (2-1) në “ndeshjen e ndeshjeve” e të shoqëruar me polemika të forta, duke kryesuar i vetëm me 10 pikë pas javës së kaktërt të Kategorisë Superiore.
Gjatë zhvillimeve të një aksioni, pas asistit me kokë të Afrim Takut, Bruno Dita shënoi golin e parë në sintetikun “Zeqir Ymeri” në minutën e 31-të, duke mposhtur portierin me eksperiencë, Ena Koliqin.
Korçarët ishin të pafat, kur në minutën e 33-të goditën shtyllën me anë të Takut.
Kukësi barazoi me penallti në minutën e 38-të me anë të Elis Bakajt. Sulmuesi azerbajxhanas, Rauf Alijev, pati një kontakt fizik me mbrojtësin kosovar të Skënderbeut, Bajram Jashanica, dhe gjyqtari Kridens Meta akordoi 11-metërsh. Një vendim që provokoi reagimin e ashpër të stafit të Skënderbeut.
Pas rasteve me nigerianin Xhejms, Jashanicën dhe Takun, Skënderbeu mori një penallti me anë të Gjergji Muzakës, të penguar në zonë nga Rustem Hoxha.
Mjeshtri i penalltive, Sabien Lilaj, nuk mund të gabonte nga pika e bardhë (83’), duke i siguruar një tripikësh të çmuar ndaj kampionëve në fuqi dhe rivalit kryesor për titull.