TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018” kundër Spanjës në transfertë më 6 tetor dhe në shtëpi ndaj Italisë më 9 tetor.
Takimi kundër Spanjë do të luhet në stadiumin e skuadrës së Hercules, “Jose Rico Perez” në orën 20:45.
Gjyqtar për këtë takim, FIFA ka caktuar Aleksei Eskov. 39-vjeçari nga Rusia është bërë pjesë e FIFA-s që në vitin 2011.
Karrierën si gjyqtar futbolli e ka nisur në vitin 2003 dhe më 3 tetor 2009 debutoi si arbitër në Premier League-n e Rusisë.
Aleksei ka gjykuar në 33 ndeshje ndërkombëtare. Njihet si një gjyqtar që nuk e kursen ndëshkimin me karton të verdhë. Në 33 ndeshje që ka arbitruar në arenën ndërkombëtare, 39-vjeçari nga Rusia ka akorduar 140 kartonë të verdhë, me një mesatare prej 4.2 kartonë për ndeshje, gjithashtu edhe 6 kartonë të kuq.
Kjo mes Spanjës dhe Shqipërisë nuk do të jetë ndeshja e parë që Aleksei do të gjykojë në Grupin G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, pasi më datë 2 shtator 2017, ai ishte arbitër kryesor në takimin Izrael-Maqedoni 0-1, ku akordoi 2 kartonë të verdhë në total.