SPORT, 3 Tetor 2017, 16:45

Tronditet Chelsea, Morata 6 javë jashtë fushave

Tronditet Chelsea, Morata 6 javë jashtë fushave

Konfirmohet më e keqja tek Chelsea. Spanja nuk do të ketë me vete Alavaro Moratën në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Sulmuesi spanjoll do të qëndrojë 6 javë jashtë fushave të lojës, pas një dëmtimi muskulor që pësoi në sfidën ndaj City-it.

Sulmuesi spanjoll do të humbasë ndeshje të rëndësishme në Champions Leaguet ndaj Romës dhe përballjen kundër Manchester United, e cila do të luhet më 5 nëntor.

Antonio Conte tashmë duhet të bëjë pa Moratan, teksa zgjedhja e vetme mbetet Batshuayi. Spanjolli po kalonte një moment mjaft të mirë në Premier League, teksa u përshtat shumë shpejt me ekipin e ri./TPZ.AL/