AKTUALITET, 6 November 2026, 14:36

Vlorë/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht 7 nxënëse të mitura, arrestohet mësuesi i edukimit fizik

Vlorë/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht 7 nxënëse të mitura,

Një 35-vjeçar, mësues i edukimit fizik është arrestuar në Vlorë, pasi është kallëzuar në polici nga nxënëse të tij.

Sipas policisë, nxënëset, të moshave 14–17 vjeçe kanë kallëzuar se ai i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës

“Ndërkohë, në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia.