AKTUALITET, 6 November 2026, 14:42

Tragjike/ Pas Vlorës edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektriçist, 60-vjeçari u shua në spital. Nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

Tragjike/ Pas Vlorës edhe në Dibër, humb jetën një

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punimeve për vendosjen e saj në fshatin Vasie, Dibër.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi L. Sh., me profesion elektriçist, dyshohet se ishte duke kryer punime për vendosjen e një shtylle elektrike, kur ajo u rrëzua dhe e zuri poshtë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë përgjegjësi i nënstacionit elektrik në Fushë-Alie të Dibrës.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi B. D., 59 vjeç, banues në fshatin Renx, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.