SPORT, 2 Tetor 2017, 14:48

Pse i frikësohet Lulzim Basha fraksioneve brenda PD?               

Pse i frikësohet Lulzim Basha fraksioneve brenda

Debati i zhvilluar gjatë Kryesisë së Partisë Demokratike, nuk nxori ndonjë gjë të re, dihet që brenda PD-së ekziston grupi anti-Basha. Ky fraksion është krijuar në momentin që drejtimin e Partisë Demokratike e mori Lulzim Basha. Ishte e vështirë për Bashën të bashkonte deputetët si:Jozefina Topalli apo Astrit Patozin,Majlinda Bregun, deputetët që basha i quan rrebelët e Partisë Demokratike. Fakti që grupi anti-Basha, në mbledhje kërkoj të krijonte parti të re, ngjason si marrje leje nga kryetari, kjo të bën të kuptosh se mendimi i lirë është i kufizuar. Pakënaqësia e grupit anti-Basha bazohet në katër parime, mbi të cilat kërkojn krijimin e një fraksioni të ri politik, drejtimi jo i mirë i PD-së, përgjegjësia e tij politike mbi rezultatet e dobta në zgjedhjet e përgjithshme, modeli i qeverisjes sipas atij të Berishës, mospërfshirja në listën zgjedhore. Pse duhet të krijohet një fraksion brenda PD-së?

Së pari, ky fraksion e frikëson Bashën dhe Berishën, me mendimin se mos i sjell dobësim të mëtejshëm Partisë Demokratike, marrjen e votave brenda PD-së, ky mendim është i gabuar. Fraksioni i ri politik nuk e dobëson aspak Partinë Demokratike, nëse bazohen në ideologji, program, organizim të ri, ndyshe nga modeli Basha. Grupi anti-Basha i ka të gjitha mundësitë të sjelli një parti politike të re politike. Brenda PD-së ka antarë të pakënaqur me drejtimin e Lulzim Bashës, kjo është një ndër arsyet e rezultatit të dobët në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Partisë Demokratike i mungon mendimi i ri, këtë mund ta sjelli vetëm grupi anti-Basha, pavarsishtë se ky i fundit e shikon si fraksojn, për shkak të mardhënieve të vështira që prej momentit që mori drejtimin e PD-së. Lulzim Basha nuk pranon krijimin e fraksionit të ri politik, me mendimin se kjo do e shkatërronte PD-në. Kjo tregon se mendimi ndryshe është i kufizuar brenda PD-së, këtu është gabimi i Bashës, nëse lejon ide të reja, fragmentizim kjo sdo të thotë se është kundra kryetarit të PD-së. Brenda PD-së, shikohet si grup që kërkon të ndahet vetëm për faktin se janë kundra, nuk vlerësojn krijimin e një mendimi të ri politik.

Së dyti, fragmentizimi politik brenda PD-së, nuk ka pse të kërkoj leje nga kryetari i PD-së për krijimin e një partie të re politike. Nëse kanë një model të ri, program, mendim atëherë duhet ofrojn. Madje kjo është periudha më e favorshme politike, për krijimin e një partie të re, ndryshe nga PD-ja. Nuk duhet të lihet para zgjedhjeve lokale. Nëse synojn të krijojn një parti të re, atëherë kjo do ishte një zgjidhje e pëlqyer për votuesit e pakënaqur me Bashën. Kjo do rikthente votuesit e larguar drejt Partisë Socialiste ose Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky këndëvështrim i ri nuk duhet të shikohet si armiqësor, siç e konsiderijn disa prej mbështetësve të Bashës, kjo nxjerr në dukje se çdo debat, ide, projekt i ri shikohet si dëmtues për Partinë Demokratike. Për deri sa Basha nuk ofroj një model të ri, atëhere u lind e drejta të krijojn një parti të re politike, vlerësimi i mbetet qytetarëve.

Xhuljo Ferzaj