TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
MËRGIM MAVRAJ – Vetëm bankinë për qëndërmbrojtësin shqiptar, në barazimin 0-0 të Hamburgut me Verder Bremenin në Bundesligë.
ANDI LILA – Edhe mbrojtësi kavajas në stol gjatë ndeshjes Panathinaikos-PAS Janina.
FATION ANDONI – Mesfushori shqiptar i Larisës me kohë të plotë në ndeshjen kundër PAOK-ut.
ROSHI-BERISHA – Të dy lojtarët luajtën si zëvendësues në humbjen e Akhmat Groznit me Tosnin. Odise Roshi hyri në lojë në minutën e 53-të, Bernard Berisha në të 72’.
IVAN BALLIU – Metci i mbrojtësit shqiptar humbi 1-0 me Nantë. Balliu me minuta të plota, por me një karton të verdhë (96’).
FREDERIK VESELI – Mbrojtësi kuqezi luajti minuta të plota në humbjen 3-2 të Empolit të tij kundër Avelinos.
EMANUEL NDOJ – Lojtari më i ri i Kombëtares u aktivizua si titular në fitoren 2-1 të Breshias ndaj Peruxhias. Mesfushori 20-vjeçar u zëvendësua në minutën e 54-t.
ARMANDO VAJUSHI – Vetëm bankinë për sulmuesin shqiptar të Pro Verçelit në fitoren 5-2 kundër Çezenës.