SPORT, 1 Tetor 2017, 12:51

Formula 1/ Verstapen fiton Cmimin e Madh të Malajzisë

Formula 1/ Verstapen fiton Cmimin e Madh të Malajzisë

Maks Verstapen me makinën “Red Bull” është fitues i garës për Çmimin e Madh të Malajzisë.

Ky është suksesi i dytë për pilotin holandez në karrierën e tij, i cili dominoi pistën në Malajzi, pasi parakaloi në xhiron e parë, Luis Hamiltonin, që në fund u ndal në vendin e dytë.

Në podium u ngjit edhe Daniel Rikiardo, i cili në xhirot e fundit rezistoi sulmeve të Sebastian Fetelit me Ferrarin, që nisi garën nga pozitat e fundit.

Në radhitjen e pilotëve, prin Hamilton me 281 pikë, ose 34 pikë më shumë se Feteli në vendin e dytë.

Gara e radhës do të zhvillohet më 8 tetor në Japoni.