SPORT, 5 Tetor 2017, 23:21

Trajneri i Italisë, Ventura harron Shqipërinë: Jemi në play-off

Trajneri i Italisë, Ventura harron Shqipërinë: Jemi në

Ndoshta i ka bërë gabim llogaritë, ose është i sigurt që Italia e tij do të kualifikohet për në play-off të Botërorit “Rusi 2018”.

Bëhet fjalë për trajnerin e “axurrëve”, Gian Piero Ventura, i cili në konferencën e sotme për shtyp para takimit që do të luajë nesër kundër Maqedonisë ka bërë një gafë.

Italisë i mungon ende një pikë për të qenë matematikisht në play-off të Botërorit, por Ventura deklaroi se skuadra e tij është tashmë në këtë fazë.

“Italia është e kualifikuar për në play-off”, tha trajneri Ventura. Por, kujdes! Italia ende nuk është në play-off, sepse ende nuk ka marrë “pikën e artë” që do të nxirrte nga loja Shqipërinë, skuadrën kuqezi e cila matematikisht është ende në “valle” për këtë fazë të Botërorit.

TPZ.AL