TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shifra duket në kufijtë e “çmendurisë”. Të paktën kur flitet një lojtar shqiptar.
Por, mediet italiane e konfirmojnë. Që të blesh mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, duhet të paguash jo pak: por, 50 milionë euro.
Kjo është vlera që referon portali Pianetamilan.it për shkodranin 22-vjeçar, në sezonin e tij të dytë te Napoli.
Juventusi e kërkoi gjatë verës, por Napoli refuzoi 40 milionë eurot e ofruara nga bardhezinjtë.
Oferta – të paktën mediatike – nuk mungojnë për Hysajn. Gjigantë si Bajerni i Munihut apo Mançester Siti kanë dërguar sinjalet e tyre./d.f./TPZ.AL/