TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stërvitja e Kombëtares ishte thuajse e mbyllur nga sytë e medies dhe nga të gjithë kureshtarët, nga frika e ndonjë spiuni spanjoll në në rezidencën e kombëtares në “Tropikal”, në Durrës.
Trajneri Kristian Panuçi është i qetë. Dy mbrojtësit kryesorë, kapiteni Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan) dhe Elseid Hysaj (Napoli, Itali) u stërvitën rregullisht me grupin seancën stërvitore të pasdites.
Gjendja gripale e detyroi portierin e parë të Kuqezinjve, Etrit Berisha (Atalanta, Itali), të mungonte sot, por sipas stafit mjekësor, ai do të jetë gati për sfidën kundër Spanjës, më 6 tetor në Alikante. Të dielën, Berisha priti penalltinë e gjuajtur nga ylli i ri i Juventusit, Paolo Dibala.
Dëmtimi i portierit Thomas Strakosha (Lacio, Itali), detyroi trajnerin Panuçi të thërriste Enea Koliqin (Kukësi, Shqipëri), por ky i fundit nuk ishte në stërvitjen e sotme, pasi i duhej të nxirrte një pasaportë të re, pasi asaj aktuale i kishte mbaruar afati-
Prurja e re e Kombëtares, mesfushori Emanuele Ndoj (Breshia, Itali) kreu stërvitje të diferencuar./TPZ.AL/
