SPORT, 5 Tetor 2017, 17:26

Juventus bën gati 80 milionë euro për talentin e zbuluar nga Tare

Juventus bën gati 80 milionë euro për talentin e zbuluar nga Tare

Juventus po përgatit një goditje të madhe për mesfushën. Bardhezinjtë janë gati për të shpenzuar një shifër pak a shumë të ngjashme me atë të Higuain, por këtë herë mesfushorin e  Lazios, Milinkovic Savic.

Kampionët e Italisë tentuan që ta rrëmbenin edhe gjatë verës duke i ofruar 50 milionë euro Lazios, por Igli Tare është i bindur dhe kërkon më shumë se 70 milionë euro. Drejtori Sportiv i Lazio mund ta lërë të lirë lojtarin gjatë verës, pasi oferta e fundit e “Zonjë së Vjetër” është 80 milionë euro.

Në garë për mesfushorin e Lazios janë dhe dy skuadrat e Manchesterit, Reali dhe Milani.

TPZ:AL