SPORT, 5 Tetor 2017, 12:42

Maradona padit dy vajzat e tij, i kanë zhvatur një shifër të frikshme eurosh

Maradona padit dy vajzat e tij, i kanë zhvatur një shifër të

Vazhdon të jetë mjaft banale jeta e Diego Armando Maradonës. Sipas një televizioni në Argjentinë, “El Pibe de Oro” ka vendosur të denoncojë dy vajzat e tij, Dalma dhe Gianina, sepse pretendon se i kanë zhvatur një shumë të madhe eurosh, rreth 2 milionë euro. Kjo shumë më pas është depozituar në një bankë në Uruguai.

Ish-lojtari i klasit botëror ka autorizuar avokatin e tij të bëjë padinë. Pas gjithë kësaj historie duket se fshihet ish-bashkëshortja e Maradonës, Claudia Villafane, e cila duket se i ka shtyrë dy vajzat që të fsheshin shifrën në fjalë.