SPORT, 5 Tetor 2017, 17:21

Skënderbeu e mbyll me 9 gola, por edhe Mamurrasi e gjen më në fund të nderit

Skënderbeu e mbyll me 9 gola, por edhe Mamurrasi e gjen më në

Ka përfunduar para pak çastesh ndeshja e kthimit në Kupën e Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Mamurrasit. Skuadra korçare ka fituar 9-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 17-1, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 8-0.

6 gola u shënuan në pjesën e parë, ku Nespor realizoi 2 herë, ashtu si dhe Mara, ndërkohë që shënuan edhe Shkodra e Gripshi.

Në pjesën e dytë realizuan të rinjtë Liqeri dhe Tako, por edhe Lulaj. Mamurrasi shënoi golin e nderit me 11-metërshin e realizuar nga Tungshi.

Vetë rezultati nuk ka nevojë për koment. Në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë korçarët do të gjejnë Besëlidhjen. Titullarët janë kurseyr të gjithë dhe vëmendja është te ndeshja e radhës në kampionat me Laçin.