TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Priti penalltinë, por nuk mundi të shmangte golin e vetëm të ndeshjes.
Pano Qirko ishte heroi i Shqipërisë U-19, edhe pse Kombëtarja e drejtuar nga Erjon Bogdani humbi 1-0 me Ukrainën në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për në Europianin “Finlandë 2018”.
Golin e vetëm të takimit të luajtur në “Selman Stërmasi” e shënoi Supriaha në minutën e 30-të, pas një gafe të Kleto Gjurës. Në të 52’, Qirko nuk i lejoi ukrainasit të shënonin nga pika e bardhë. Shqipëria luajti si e barabartë, me të dyja ekipet që e goditën nga katër herë portën.
Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Norvegjia mundi 3-0 Malin e Zi.
Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo kundër malazezëve, e programuar pas tri ditësh./Dash Frashëri/TPZ.AL/