TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shanë gjyqtarin Enea Jorgji me gjithçka që mund të përmbajë një fjalor i pisët gjatë takimit Flamurtari-Luftëtari dhe Komisioni i Disiplinës e dënoi klubin vlonjat me 100 mijë lekë gjobë të reja për sjellje gtë gabuar të tifozëve të tyre.
Me gjobë dhe po me 100 mijë lekë u dënua edhe klubi i Kukësit gjatë ndeshjes me Skënderbeu, pasi spektatorët gabuan duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës.
Klubi i Sopotit, që nuk u paraqit në ndeshjen e kthimit me Laçin, kur rezultati i të parës kishte qenë 12-0 në favor të kurbinasve, humbi jo vetëm takimin në tavolinë me rezultatin 3-0 por edhe të drejtën për të marrë pjesë në edicionin e Kupës për vitin e ardhshëm. /d.f/TPZ.AL/