TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë përfunduar ndeshjet e programuara për ditën e sotme të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Gjermania fitoi në transfertë 3-1 kundër Irlandës së Veriut falë golave të Rudy-t, Wagner dhe Kimmich.
Kampionët e Botës në fuqi kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në “Rusi 2018” kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kësaj fushate Eliminatoresh. Gjermania gjendet në vendin e parë me 27 pikë, 9 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa Irlanda e Veriut gjendet në vendin e dytë me 19 pikë.
Anglia fitoi në shtëpi 1-0 kundër Sllovenisë. Një sukses i ardhur në minutën e 94-t për “Tre Luanët” falë golit të realizuar nga sulmuesi Harry Kane. Një gol që i jep Anglisë “biletën” për në Botëror, pasi gjendet në vendin e parë në grup me 23 pikë kundrejt 17 që ka Skocia.
REZULTATET:
TPZ.AL