TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i kombëtares, Christian Panucci, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Spanjës.
Çfarë pret Panucci nga kjo ndeshje luksi?
“Dua të bëjmë një ndeshje serioze. Spanja ka një ekip shumë të mirë, por ne do të mundohemi që tu hapim probleme.
Cila janë ndjesitë tuaja pas rikthimit tuaj në Spanjë?
“Përpara 20 vitesh kam fjetur më shumë, por nuk kam një emocion të veçantë. Do të mundohemi që të bëjmë një paraqitje të mirë. Është një ndeshje që e ndiqet nga e gjithë bota. Nëse nuk ke motivacion, bën mirë që të ndryshosh profesion.
Duke parë ndeshjen e parë me Spanjën, çfarë do të ndryshoni?
Trajnerët janë të ndryshëm. I përgatisim ndryshe ndeshjen. Duhet të jemi të përgatitur për 90 minuta, pasi Spanja është një ekip shumë i rrezikshëm. Duhet të jemi serioz nuk shkojmë nuk kemi ardhur këtu për relaks.
Si do të luajë Shqipëria nesër?
Do të luajmë me siguri me 3 mesfushë. Kemi mungesa të rëndësishme, por kemi lojtarë mjaft të mirë për t’i zëvendësuar dhe do të mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë. Spanja është një ekip që nuk të luash. Ne do të mundohemi që të luajmë me kurajo dhe me sa më shumë kundërsulme.
Pique? Është një lojtar i një niveli shumë të lart. E respektoj shumë dhe besoj se nesër nuk do të ketë probleme. Unë dua që ekipi shqiptar të bëjë histori, nuk do të luajmë për Italinë. Sidoqoftë edhe nëse do të humbim, do t’i japim dorën kundërshtarëve.
Ndërkohë kapiteni Agolli i është përgjigjur vetëm pyetjes për ndryshimet që do të donte të bënte nga ndeshja e parë.
“Duhet të luajmë me më shumë besim”, ka thënë kapiteni i Shqipërisë.
TPZ.AL