SPORT, 5 Tetor 2017, 17:30

Spanja pa Moratën dhe Costën, ja bomberi i fshehur që duket të ketë kujdes Shqipëria

Spanja është duke u përgatitur për sfidën e radhës ndaj Shqipërisë teksa problemi më i madh për trajneri Lopetegui është mungesa e sulmueseve. Dëmtimi i Alvaro Moratës i ka prishur planet trajnerit të njohur spanjoll, ndërkohë që Diego Costa është jashtë forme.

“La Roja” synon që të presë një biletë për në “Rusi 2018” që në ndeshjen ndaj Shqipërisë, teksa deri më tani kanë shënuar 19 gola dhe kanë pësuar vetëm një.

Në mungesë të sulmuesve të parë, bomberi i skuadrës është Silva, i cili ka shënuar 33 gola në 115 ndeshje deri tani me kombëtaren, ndërkohë që ka realizuar 5 gola në 8 ndeshje gjatë kualifikueseve duke qenë në të njëjtë kuotë golash sa dy sulmuesit Costa dhe Morata.

Pedro është një tjetër alternativë e mirë për duelin ndaj Shqipërisë sipas gazetës “Marca”.

TPZ:AL