SPORT, 3 Tetor 2017, 21:09

Rrëfimi i CR7: Si e bëra të lumtur babain tim. Ja si ma ktheu djali

Rrëfimi i CR7: Si e bëra të lumtur babain tim. Ja si ma ktheu

Kristiano Ronaldo ka bërë një përshkrim të karrierës së tij në një letër të gjatë të publikuar “The Player's Tribune”.

“Qysh i vogël luaja në rrugë, babai im ishte një punonjës i CF Andorinha dhe për ta bërë të lumtur shkova të luaja atje. Kam nostalgji për ato momente, futbolli më ka dhënë shumë, por edhe më largoi nga shtëpia kur nuk isha gati. Isha vetëm 11 vjeç kur shkova te Sporting Lisbona.

“Unë e dija se kisha diçka më shumë se të tjerët, por isha shumë i dobët, nuk kisha muskuj. Kështu, në moshën 11 vjeç mora vendimin të punoja akoma më shumë tepër fort, dëshiroja të bëhesha më i miri në botë.

Fillova të kisha ëndrra të mëdha, Kombëtarja, Mançester Junaitid. Kur ia dola ishte një nga momentet e krenarisë së madhe. Dëshiroja të fitoja gjithmonë e më shumë dhe kështu zgjodha Realit, pasi dëshiroja të bëhesha një legjendë në klub.

Ishte një etapë emocionuese, pasi përveçse një futbollist u bëra dhe baba. Është një moment me djalin tim, që do të më mbetet gjithmonë në kujtesë: është momenti pas fitores së Ligës së Kampionëve në Kardif. Bëmë historinë, e dija se i kishim dërguar një mesazh botës.

Pastaj, hyri në fushë djali im për të festuar dhe emocioni ndryshoi në moment. E ngritëm trofeun së bashku dhe bëmë xhiro në fushë të kapur dorë më dorë.

Ishte një gëzim i madh, që nuk e kisha provuar më parë, ndoshta vetëm një herë kishte ndodhur që mamaja ime të kishte ardhur të më shikonte në Madeira. Pas 400 ndeshjeve me Realin, megjithatë, fitoret vazhdojnë të jenë ambicia ime maksimale”, shkruan Ronaldo./TPZ.AL/