TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jupp Heynckes do të rikthehet në krye të Bayernit në moshën 72 vjeçare. Strategu gjerman do të bëhet tekniku më i vjetër në Europë. Kujtojmë që Heynckes vendosi që të braktiste futbollin katër vite më parë pasi fitoi tripletën me kampionët e Gjermanisë, por ai tashmë do të rikthehet sërish.
Pas trajnerit gjerman sa i përket moshës vjen Roy Hodgson 70 vjeç si dhe Arsen Wenger 67 vjeç. Luigi del Neri në Itali është strategu më i vjetër, 67 vjeç dhe drejton skuadrën e Udineses.
Në listën e trajnerëve më të vjetër në kampionatet më të njohura është edhe Gianni De Biasi. Ish-trajneri i kombëtares sonë është 61 vjeç, teksa vetëm një javë më parë ka marrë drejtimin e Alaves. Ai e nisi aventurën e re në La Liga me një fitore 2-0 që në sfidën e parë.
TPZ:AL